LeBron luajti sezonin më të dobët? Statistikat nuk thonë kështu

në kategorine Basketboll

LeBron James pritet që të humb fazën e garave ‘play off’ në NBA, pasi luajti tetë vite radhazi në finale.

Ylli i NBA nuk ia doli që të kualifikonte skuadrën  e Los Angeles Lakers në ‘post sezon’, pasi mungoi për disa ndeshje radhazi si pasojë e një lëndimi.

E pas këtyre rezultateve të skuadrës së tij, ‘mbreti’ po kritikohet se ka luajtur një prej sezoneve më të dobëta, dhe se koha e tij ka mbaruar.

Por, çfarë thonë statistikat e LeBron krahasuar me ato të lojtarëve që janë në kulmin e karrierës?

James ka regjistruar 27.4 pikë për ndeshje këtë edicion, 8.0 kërcime, 8.6 asistime me 51.7% saktësi nga loja e hapur, transmeton lajmi.net.

Durant ka regjistruar poashtu 27.4 pikë për ndeshje, por ka vetëm  6.7 kërcime, 5.7 asistime dhe 51.3% saktësi.

Kawhi Leonard qëndron edhe më keq, duke regjistruar 27.0 pikë për ndeshje, 7.4 kërcime, 3.2 asistime me një saktësi prej 49.7 % nga loja e hapur.

Pra, duhet të mendojmë mirë para se të themi se koha e ‘mbretit’ James në NBA ka mbaruar. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.