Kurti flet për zgjedhje: Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq

në kategorine Kosovë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike.

“Vdeckshmëria e foshnjave në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian.

Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune.

Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen.

Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta.

Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur”, ka thënë Kurti.

Tutje i njëjti ka shtuar se institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake.

“Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike.

Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”, përfundoi Kurti.

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.