Krem vanilje e shtëpisë – receta me shije të ëmbël, të lehtë

në kategorine Shëndeti

Kremi Qumështi me Vanilje apo e njohur më së shumti si Muhalebi është pa dyshim një ëmbëlsirë e dashur e shtëpisë.

Receta origjinale i ka rezistuar kohës që nga lashtësia duke u bërë një ndër ëmbëlsirat më të përdorura në Europë,shkruan Agroweb.org

Kremoze e ëmbël dhe me shumë pak përbërës muhalebija do të kthehët në pudingun tuaj të preferuar.

Është ushqimi ideal për fëmijët e vegjël, por njësoj i shijshëm edhe për të rriturit.

Ne e kemi pasuruar recetën e stome duke i shtuar shijen e frutave të preferuara  dhe vaniljes.

Recetën mund ta përgatisni hap pas hapi si më poshtë.

Përbërësit

250 gr miell

35 gr niseshte

1 flixhan ujë

1 litër qumësht

250 gr sheqer

1 lugë çaji vanilje

Fruta dhe arrorë sipas dëshirës (arra, lajthi, bajame, kivi, portokall,  mollë, banane e vogël, boronica, shegë)

Përgatitja

Në një tigan të thellë hidhni qumështin me sheqerin dhe lërini të ngrohen në zjarr të ulët duke i përzier herë pas here.

Përzieni niseshten dhe miellin me 1 flixhan ujë derisa të jenë tretur plotësisht.

Më pas, masën e përfituar shtojani qumështit duke i lënë në zjarr për rreth 30-40 minuta të tjera.

Duke shtuar vaniljen kujdesuni ta përzieni herë pas here në mënyrë që ëmbëlsira të mos digjet.

Kur qumështi të jetë trashur në formën e një pudingu atëhere muhalebija është gati.

Hiqeni nga soba dhe hidheni në kupat e ëmbëlsirave, nëse dëshironi mund të vendosni biskota në fund të kupave, më pas kremin e muhalebisë dhe fruta sipas dëshirës kivi, mollë, banane, boronica, potokall apo shegë.

Kujdesuni t’i prisni frutat në kubikë të vegjël për t’i hedhur brenda kremit.

Për ta dekoruar mund të përdorni sërisht frutat, pak arra ose stika.

Lëreni të ftohet për disa minuta dhe mund ta shijoni mënjëherë.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.