Zaev: Me praninë në Ballon vjeneze tregojmë humanizëm dhe u ndihmojmë anëtarëve të Shoqatës së personave me paraplegji dhe kuadriplegji

në kategorine Maqedoni

Shkup, 17 mars 2019 (MEDIAL) – Kryeministri Zoran Zaev dhe dje mbrëma së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva, morën pjesë në Ballon vjeneze, që tradicionalisht mbahet çdo vit në Shkup.

Zaev duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi se ftesën nga ambasadorja Renata Kobler që të marrë pjesë në ballo e ka pranuar pamëdyshje për shkak se, siç ka thënë, është tregues i miqësisë së vendosur të sinqertë mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të karakterit humanitare të manifestimit.

“Sidomos më gëzon fakti që me një pjesë të mjeteve të mbledhura sonte do të sigurohet pajisje sportive e adaptuar për ngarje të biçikletës, e cila pastaj do t’i dhurohet Shoqatës së personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim”. E di se edhe personat me pengesa në zhvillim mund të merren me sport. Unë personalisht njoh njerëz të tillë. Dallimi është se atyre u duhet vetëm mbështetje më e madhe”, tha kryeministri Zaev.

Ai iu falënderua të gjithë të pranishmëve në Ballon vjeneze, sepse, siç tha, prania e tyre do të kontribuojë drejt mundësive më të mira për këta bashkëqytetarë tanë. 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.