SINANI: Deputetët SHQIPTARË në pozitë, FAJTORË për heqjen e asistencës sociale “FËMIJA I TRETË”

në kategorine Maqedoni

Kryeredaktori i Televizionit SHENJA, Ismail Sinani ka reaguar lidhur me ankthin që ka kapluar qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nëse do të hiqet ose jo asistenca sociale për fëmijën e tretë, informon MEDIAL.MK

Ai përmes një postimi në faqen e tij personale në facebook ka shkruar:

“Të gjithë ju që jeni në ankth nëse do të hiqet asistenca sociale për fëmijën e tretë, duhet ta keni parasysh se nëse ndodhë një gjë e tillë, drejtpërdrejtë ju kanë tradhtuar DEPUTETËT SHQIPTARË, e posaçërisht ata që janë PJESË E PUSHTETIT. Çështja është shumë e thjeshtë, ata munden fare lehtë t’i thonë JO propozimit të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale. Në të kundërtën, do të jenë fajtorë për shkurtimin e buxhetit familjar të mijëra familjeve shqiptare.

Edhe një detaj: Mos harroni se fillimisht Qeveria e Gruevskit këtë asistencë sociale e pati paraparë vetëm për komunat maqedonase, e tani kjo përbërje qeveritare dëshiron ta heqë plotësisht”, ka shkruar Sinani.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.