Kryqi i Kuq shënon 74 vjetorin e ekzistimit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 17 mars 2019 (MEDIAL) – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot shënon 74 vjetorin e ekzistimit dhe 24 vjetorin e anëtarësimit të plotë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Me iniciativë të Klub 25 – klub i dhuruesve të rinj të gjakut dhe motivues të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, sot në Ditën e formimit të Kryqit të Kuq të RM-së dhe Ditës së dhurimit të gjakut në shtet, do të mbahet ngjarje publike në Parkun e Qytetit – Shkup.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të vendoset tendë promovuese me materiale në lidhje me dhurimin e gjakut dhe historinë e Kryqit të Kuq, ndërsa është paralajmëruar prani e vullnetarëve të cilët do t’i informojnë për dhurimin e gjakut dhe për Kryqin e Kuq.

Në ngjarjen, siç paralajmërojnë organizatorët, do të marr pjesë edhe personel mjekësor nga Instituti i Transfuziologjisë së RM-së. Ata do të përcaktojnë grupin e gjakut për kalimtarët e rastit të cilët do të afrohen afër tendës. Do të ketë edhe një pyetësor të vogël në lidhje me dhurimin e gjakut me shpërblime simbolike/ motivim për ata të cilët do të tregohen më të suksesshëm. fc/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.