(FOTO) LSDM: Siljanovska “DORË” e zgjatur e GRUEVIZMIT

në kategorine Maqedoni

Kandidatja për presidente e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska Dafkovska është vetëm një dorë e zgjatur e Gruevizmit, tek të cilët ai u përkul dhe e promovoi, thuhet në një kumtesë me shkrim të LSDM-së, informon MEDIAL.MK

“Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, ajo mbrojti banditët më 27 prill, ashtu siç bëri Miskovski dhe Gruevski. Ajo nuk është aspak e turpëruar që po përkrahet nga një strukturë politike, kreu i së cilës është i dyshuari kryesor në inkursionin e dhunshëm në Kuvend, kur u bë një përpjekje për të vrarë, për të realizuar një grusht shteti dhe për të shkatërruar rendin kushtetues. Siljanoska nuk është e ndershme para qytetarëve. Siljanovska është thellësisht e mbërthyer në matricën e Gruevizmit dhe po promovon politikat e egra politike të VMRO-DPMNE-së në drejtim të mbrojtjes së krimit dhe dhunës”, thonë nga LSDM.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.