(FOTO) Gruevski kërkon shfuqizimin e masës së paraburgimit

në kategorine Maqedoni

Ish kryeministri Nikola Gruevski tashmë prej disa muajsh i arratisur në Budapest, përmes avokatëve të tij gjatë 4 muajve të fundit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit në Shkup që të pranojë ankesat e tij rreth masës për paraburgim që ka kërkuar Prokuroria Speciale. Këtë gjë e ka nxjerrë në sipërfaqe raporti i shtatë i PSP-së që publikohet çdo gjashtë muaj, informon MEDIAL.MK

Sipas këtij raporti mësohet se Gruevski përmes avokatëve të tij është ankuar deri tek gjykata e apelit se për atë, në mungesë të provave i është shqiptuar masa paraburgim edhe atë për rastet “Trajektorja”, “TNT”,  “Dhuna në Qendër ” dhe “Talir 2”.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.