Spasovski në takim me delegacionet e UNHCR-së dhe UNICEF-it

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ushtruesin e detyrës koordinatorë rezident i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut Benxhamin Perks, përfaqësuesen e UNHCR-së Monika Sandri dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski.

“Në takim u potencua bashkëpunimi i shkëlqyer me këto organizata, ndërsa u bisedua edhe rreth qasjes të mundur të Republikës së Maqedonisë të Veriut drejtë Konventës për zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar për numrin e personave të cilët janë përfshirë me këtë ratifikim, implikimet tjera eventuale dhe koordinimin e mëtejshëm. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.