Si të ulni djegësinë e specave të kuq – këshilla praktike

në kategorine Shëndeti

Speci djegës është një nga produktet që vështirë të mungojë në tryezat shqiptare.

Ai na pëlqen se i bën gatimet pikante dhe të shijshme, por e marrim edhe inat kur pasi kemi prekur farat përcëlluese, harrojmë dhe vendosim duart mbi sy,shkruan Agroweb.org

Pavarësisht incidenteve të tilla të kuzhinës, speci djegës ka një sërë vlerash shëndetësore për të cilat ia vlen të mbyllim një sy ndaj përcëllimit.

Por ne ju sjellim më poshtë një mënyrë të thjeshtë se si të mund të ulni djegësinë e specit të kuq në gatimet tuaja.

Si Ta Ulni Djegësinë e Specit të Kuq  

Speci i kuq djegës mund të përdoret i thatë ose i freskët.

Ai mund të përdoret në salca të ndryshme, gatime me mish, supa dhe fasule.

Niveli i nxehtësisë së specit mund të minimizohet duke hequr disa prej farave.

Farat duhen hequr duke përdorur doreza dhe duke shmangur kontaktin me sytë.

Vlerat shëndetësore të specave djegës

Bëjnë mirë për stomakun

Një dietë e moderuar me speca djegës parandalon dhimbjet e barkut, gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Mjekësia kineze rekomandon përdorimin e specave djegës për të garantuar një tretje më të mirë, sepse ato stimulojnë qarkullimin e pështymës dhe sekrecioneve në stomak.

Fyti i lënduar

Nëse përzieni specat me ujin mund të bëni gargare kur keni dhimbje fyti. Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, sepse uji bëhet shumë pikant.

Speci djegës stimulon sekrecionet, që pastrojnë hundët dhe mushkëritë nga mukusi dhe stimulojnë djersitjen. Në fshatrat e Indisë nëse dikush vuan nga bllokimi i hundëve dhe mushkërive atëherë ai ose jo duhet të konsumojë më shumë speca djegës.

Sëmundjet e zemrës

Ka pasur një sërë kërkimesh që kanë provuar që marrja e ekstrakteve të specit djegës nga goja mund të ndalojë një atak në zemër. Speci djegës ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe shkrin fibrinën që shkakton formimin e trombozës.

Fuqizon imunitetin

Vitamina A e njohur ndryshe si beta karoten që gjendet tek specat djegës shërben si mburojë kundër patogjenëve dhe arrin të formojë membranë të shëndetshme mbrojtëse në rrugët e qarkullimit të ajrit, mushkëri, traktet urinare, etj duke rritur imunitetin ndaj infeksioneve.

Ndihmon me rënien në peshë

Nëse shtoni specat djegës në vaktet tuaja, do t’ju vijnë në ndihmë për rënien në peshë sepse do të përmirësojnë tretjen. Specat djegës ulin urinë e tepërt që shkaktohet nga përthithja jo efikase e ushqimeve.

Specat janë antioksidantë

Beta karoteni që gjendet tek specat funksionon si një antioksidant i mirë për të parandaluar ose rregulluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Si rrjedhojë parandalon arteriosklerozën dhe kancerin e zorrës së trashë.

Kini kujdes

Si çdo ushqim ose barishte tjetër, ju duhet të keni kujdes me konsumimin e specave djegës, sepse ngrënia me tepricë mund të shtojë atë ndjesinë e djegies në fyt, stomak dhe zorrë.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.