RDK dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandë të Re

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 mars, 2019

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit terrorist në dy xhami në Zelandë të Re ku u vranë 50 veta. Këto janë raste ku e gjithë bota demokratike duhet bashkërisht të ndajë dhembjen me popullin e Zelandës së Re dhe me gjithë popujt e viktimave të këtij sulmi makabër në këto momente të vështira të jetës së tyre, dhe të botës demokratike në përgjithësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Zelandë të Re është një sulm jo vetëm ndaj Zelandës së Re, por një sulm ndaj gjithë vlerave universale, dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjithë njerëzimi në rruzullin tokësor. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjithë kombet e vullnetit të mirë, pavarësisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqëror, sa nuk është vonë, sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale të sjelljes duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin.

Ngushëllime të sinqerta edhe njëherë për Zelandën e Re dhe gjithë popujt e viktimave.

Shërbimi për Informim – RDK

_______________________________________________________________________________

.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.