PSP njofton se çka ka punuar në gjashtë muajt e kaluar

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Aktgjykime kundër tre personave në dy lëndë, ngritjen e dy akuzave për lëndët “Talir” dhe “Talir 2” si dhe hapjen e tetë hetimeve të reja kundër 64 personave. Kjo mes tjerash theksohet si më karakteristike në Raportin e shtatë gjashtëmujor të punës së PSP-së në periudhën prej 15 shtator 2018 deri më 15 mars 2019.

Në raportin prej 103 faqesh të publikuar në ueb faqen, jepen të gjitha aktivitetet në gjashtë muajt e kaluar.

PSP në periudhën e Raportit ka ndërmarrë 2.257 aktivitete në procedurat para hetimore. Lidhur me procedurat hetimore janë ndërmarrë 2.202 aktivitete. Prokurorët publik kanë marrë pjesë në gjithsej 222 procedura para gjykatave, për lëndët e PSP-së janë mbajtur 157 seanca, ndërsa 67 janë anuluar.

Nga gjithsej 606.555 fajla- audio me të cilat disponon PSP deri në dorëzimin e këtij raporti janë analizuar 582.293 ose 96 për qind e numrit të përgjithshëm.

Në raportin theks është vënë në analizën prej 834.374 SMS porosive ku janë përpunuar 56 për qind, ndërsa është bërë analizë e hard disqeve të dorëzuara nga zyra e DSK-së të cilën e ka përdorë Zvonko Kostovski.

“Edhe krahas mendimit të sjell publik të Gjykatës Supreme lidhur me veprimin e PSP-së, si dhe thirrjes së mendimit të këtillë publik nga ana e të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre është evidente se kjo Prokurori publike vepron në kuadër të autorizimeve të saja ligjore në kuadër të lëndëve që i udhëheq”, thuhet në raportin e PSP-së.

Performanca e përgjithshme financiare e Prokurorisë publike në këtë periudhë të raportit sillet në kuadër të buxhetit të miratuar si në vitin 2018, ashtu edhe në vitin 2019. Nga mjetet e miratuara për vitin 2018 në periudhën prej 15.09.2018 deri më 31.12.2018 janë realizuar mjetë në vlerë prej 76.437.440,00 denarë ose 33.43 për qind. Realizimi i përgjithshëm i buxhetit të miratuar për vitin 2018 më 31.12 2018 arrin 195.321.542,00 denarë ose 85.43 për qind të buxhetit të kësaj Prokurorie publike.

Nga buxheti i miratuar për vitin 2019 në vlerë prej 228.633.000,00 denarë në periudhën prej 01.01.2018 deri më 15.03.2018  janë realizuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 37.161.139,00 ose 16.25 për qind nga buxheti i miratuar për vitin 2019.

“Presim në periudhën e ardhshme përfundimisht të miratohen vendimet ligjore me të cilin do të rregullohet gjendja e kësaj Prokurorie publike në sistemin e Prokurorisë publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut si institucion i pavarur e cila do të ketë autonomi duke vepruar në lëndët e kompetencave të saja dhe ndjekjen e veprave penale të korrupsionit të profilit të lartë”, thuhet mes tjerash në Raportin e punës së PSP-së. f.

 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.