Prokurorja: “Trump Foundation” përdori paratë për bamirësi për fushatë

në kategorine Bota

Një tjetër gjyq për presidentin amerikan Donald Trump. Prokurorja e Përgjithshme e New York akuzon organizatën “Trump Fundation” se ka përdorur paratë e mbledhura për bamirësi, për garën presidenciale të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Prokurorja e përgjithshme e New York, Leticia James, ka hedhur në gjyq “Trump Foundation”, duke kërkuar rikthimin e 2.8 milionë dollarëve të mbledhura për bamirësi, e që në fakt u përdorën për garën presidenciale të Donald Trump.

Sipas të përditshmes amerikane “The Hill”, James synon të marrë një urdhër që i ndalon presidentit dhe tre fëmijëve të tij më të mëdhenj, Donald Junior, Erik e Ivanka, që të drejtojnë organizata bamirësie në New York, për dhjetë vitet e ardhshme.

Në seancën e parë priten dëshmitarë dhe e-maile si prova. “Trump Foundation” u mbyll dhe ka shpërndarë 1.7 milionë fonde të mbetura në organizata jo fitimprurëse, në Dhjetor të vitit të kaluar, nën monitorimin e gjykatës./abcnews.al

Burimi: http://abcnews.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.