PETKOVSKI: Pendarovski ka përkrahjen e SHQIPTARËVE, Siljanovska JO

në kategorine Maqedoni

Stevo Pendarovski e kishte atë fat që para pesë vitesh, po edhe sot ka përkrahje të madhe nga ana e votuesve shqiptarë, thotë lideri i PRSD-së Tito Petkovski duke komentuar zgjedhjet presidenciale, transmeton MEDIAL.mk.

Sipas tij, kundërkandidati Gordana Siljanovska, handikap e ka atë që ka largësi nga elektorati shqiptar.

“Në terren vendor Siljanovska mund të jetë favorit, flas tek elektorati maqedonas. Por mos e nënçmoni faktin se para pesë vitesh Pendarovski në llogarinë e LSDM-së soli 100 mijë vota”, ka thënë Petkovski në debatin në Click Plus në TV21.

/MEDIAL/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.