Paraburgim për të gjithë 16 të dënaurit për ngjarjet e 27 prillit

në kategorine Lajme

Shkup, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Gjykata e vazhdoi paraburgimin për Mitko Çavkov, Jane Çento, Igo Jug, Mlladen Dodevski dhe Vllatko Trajkovski, ndërsa caktoi masë paraburgimi edhe për të tjerët e dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend deri në fuqizimin e aktvendimit.

Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëmbëdhjetë të akuzuarit në ngjarjen e 27 prillit në Kuvend sot morën gjithsejt dënim me burg prej 211 viteve, përderisa nga aktakuza u lirua Igor Durllovski.

Mitko Çavkov mori dënimin më të madh, 18 vite, Mitko Peshov 15 vite, Dushko llazarov 15 vite, Goran Gjoshevski-Levi 15 vite, Oliver Popovski 13 vite, Oliver Radullov 10 vite, Munir Pepiq 15 vite, Abdulfeta Alimi shtatë vite, Mlladen Dodevski 12 vite, Jane Çento 15 vite, Gorançe Angellovski 12 vite, Igor Jug 12 vite, Vllatko Trajkovski 15 vite, Vilijam Mihajllovski 14 vite, Nikollo Mitrovski – Koljo 15 vite dhe Aleksandar Vasilevski-Ninxha tetë vite.

Janë dënuar për “rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë”. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga më të mëdhatë në historinë më re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të pandehurve, të cilët kanë qenë kryerësit e sulmit në Parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por mas miratimit të Ligjit për amnisti iu fal dënimi 15 personave. .

Пресуда за “27 април”

Posted by MИА.mk on Петок, 15 март 2019

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.