Kabineti i presidentit: KSHPK në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe me të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore dhe publike

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 mars 2019

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, shpreh falënderim që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të nisë procedura për kontroll të gjendjes së tij pronësore. Presidenti Ivanov porosit se i ndershëm hyri në politikë dhe i ndershëm do të dalë në fund të mandatit të tij të dytë. E inkurajojmë Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit që të veprojë në këtë rast. Por, gjithashtu, e inkurajojmë Komisionin që në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe me bartësit e tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë, ashtu si vepron në rastin me presidentin Ivanov.

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov  

____________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.