Hoxhaj: Përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është Vuçiqi

në kategorine Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,
i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur nga përfaqësuesit e institucioneve të
Serbisë, se kush është fajtor për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver
Ivanoviq.Hoxhaj
ka thënë se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e politikanit të Kosovës,
Oliver Ivanoviq.“Serbia
është përgjegjëse për vrasjen e politikanit të Kosovës, Oliver Ivanovic.
Urdhërdhënësit politikë në Beograd të të dyshuarit kryesor për këtë vrasje,
Milan Radojicic, jo vetëm që po e mbrojnë atë duke e strehuar dhe mbështetur,
por edhe po e pengojnë zbardhjen e plotë të këtij rasti kriminal përmes
shpifjeve dhe propagandës, ka deklaruar Hoxhaj për Telegrafin.Sipas
Hoxhajt, qëndrimet e zyrtarëve më të lartë në Serbi, po i shërbejnë politikave
të Millosheviqit.“Deklaratat
e presidentit Vuçiç dhe të vartësve të tij, të cilët i kanë shërbyer së bashku
Millosheviçit, janë shantazh dhe përpjekje për të mbjellur frikë tek serbët e
Kosovës, që të mos bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë për zbardhjen e
këtij rasti. Kosova mbetet e përkushtuar thellësisht për ta zgjidhur këtë rast
sa më shpejtë, meqë adresa e këtij krimi është në Beograd dhe përgjegjës është
vetë presidenti Vuçiç”, ka thënë për fund Hoxhaj.Ndryshe
zyrtari serb Marko Gjuriq, ka deklaruar se përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit
janë institucionet në Kosovë duke bërë përgjegjës presidentin Hashim Thaçi dhe
kryeparlamentarin Kadri Veseli.Në
anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se sipas
indikacioneve, Milan Radojiçiq është urdhëruar nga pushteti aktual në Serbi për
ta vrarë Oliver Ivanoviqin. 

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.