Haradinaj kërkon të rritet paga minimale në vend

në kategorine Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që
të rritet paga minimale në vend.Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend”.Ai ka thënë:Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011.Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat.Në këtë rrugëtim, do të merren në konsideratë dhe në shqyrtim të gjitha palët e nevojshme, në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më parë.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.