Filipçe: Në Institutin për transfuziologji ka mënyrë bashkëkohore dhe evropiane të trajtimit të njësive të gjakut

në kategorine Maqedoni

Veles, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Mënyrë bashkëkohore dhe evropiane e trajtimit të njësive të gjakut ka në Institutin për transfuziologji në Shkup. Ajo që po ndodhë me gjuajtjen e sasive të caktuara të gjakut është sepse pas dhurimit, gjaku ndahet në elemente të ndryshme, eritrocite, trombocite dhe plazmë të gjakut dhe jo secila nga ato pjesë ka jetëgjatësi të njejtë, theksoi sot në Veles ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Eritrocitet mund të qëndrojnë disa ditë, trombocitet disa javë, ndërsa plazma disa muaj dhe prandaj ndodhë gjuajtja e tillë. Bëhet fjalë për proces rreptësisht të kontrolluar”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas ndarjes së mirënjohjes për organizatat komunale të Kryqit të Kuq, në prag të 17 Marsit, Ditës së formimit të Kryqit të Kuq dhe Ditës së dhurimit të gjakut.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.