Federata greke e industrive kërkon marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për shmangien e tatimit të dyfishtë

në kategorine Maqedoni

Athinë, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë me Maqedoninë e Veriut, kërkojnë nga Federata e industrive të Greqisë në letrën e dërguar deri te ministri grek i Financave, Ekvlidis Cakallotos, bëjnë të ditur mediat greke.

Nga Federata konsiderojnë se marrëveshja “do të jetë nxitje e fuqishme për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik të të dyja vendeve, me atë do t’u jepet mundësi bizneseve greke që janë aktive në vend ta përmirësojnë pozitën e tyre, ndërsa ajo do të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes greke në rajon”, njoftoi korrespondentja e MEDIAL-së nga Athina. .fab

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.