Duhet t’i tregojmë Serbisë, Rusisë dhe e gjithë botës, se Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Ballkanit

në kategorine Opinione

Gjuhën, kulturën dhe tiparet e tjera si popull ata; formuan në vendin e tyre, në Iliri, gjatë periudhës së bronzët (2100-1100 p,e,r,).

Prejardhja e shqiptarëve

Shqiptarët, sipas burimeve historike,gjetjeve arkeologjike dhe gjuhësore ( të onomastikës,të marrëdhënjëve gjuhësore në kontakt) e të dhënave tjera shkencore, janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të PELLAZGËVE,të ILIRËVE të lashtë,që nga kohët para antike,antike,mesjetare e gjer me sot që qëllimin e gjëllijnë edhe sot e kësaj dite pandërprerë jo vetën në siujdhesën Ballkanike,por edhe më gjërë,pra edhe në Kosovë.

Gjatë histrosisë ky popull i lashtë, zot i këtyre trojeve, siç janë edhe shqiponjat e këtyre maleve,u quajtën ILIR,ARBËR (albanë), albaneso,albaniseh,aebana,arnaut,,shqiptar.

Gjuha shqipe për herë të parë është përmendur në vitin 1285

Në një dokument që gjendet në Dubrovnik (Raguza e dikurshme) ku thuhet; ” Unë ndëgjova një zë,që thëriste në mal në gjuhën shqipe. Derisa, Dijetari bashkëkohor Shaban Demiraj thotë; Mendimi,më së shumti i përhapur që ndërlidhet me burimin e gjuhës shqipe,është ai i cili e vërteton degëzimin e saj nga ilirishtja.

Realiteti shkencor vërteton se shqiptarët kanë origjinën ilire është përkrahur edhe nga shkencëtarët; G.Mayer,Cimohovski, Desnickaja, H,Mihaesku, K. Jireqeku, A.Stippqeviq dhe R. Katiqiqi,etj etj…

Krimi serbo-çetnik në BihorMe rastin e 76 vjetorit te krimeve serbe ndaj shqiptareve ne Bihor të Sanxhakut naten e Bozhiqit të 1943 -tes

Programin e “Naçertanija” të Ilia Garashaninit , projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, programin e kolonizimit, mandej “Shpërngulja e Arnautëve”, at të Stefan Moleviqit për zhdukjen totale të shqiptarëve, të cilat nuk mundi të realizoj në Sanxhakun lindor, për shkak se atë e mbrojtën më 3200 vullnetar nga Kosova, Drazha Mihailloviq në masë të madhe ia arriti në Bihor të 43-tës.

Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore qysh në vitin 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë, për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, më 1908. Pas reformës agrare, vazhdohet me programin kolonizimit i cili paraqitet në parlament në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e Arnautëve”, më 7 mars 1937, nga Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve. Elaborati i titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriq, më 30 janar 1939, paraqet planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Ndërsa projekti i Stefan Moleviçit, i 30 qershorit të vitit 1941, parasheh fshirjen e Shqipërisë nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale të shqiptarëve. Këtë program u mundua ta realizoj edhe Drazha Mihailloviq gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në viset veriore të trojeve Shqiptare.

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.