Antikorrupsioni: Gjashtë kryetarë të komunave nuk e ka paraqitur gjendjen pronësore

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 mars 2019 (MEDIAL) – Gjashtë kryetarë të komunave nuk kanë parashtruar Listë anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratë për interes, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit Biljana Ivanovska, pas kontrollit të kryer që Komisioni e ka kryer në evidencën e tij për kryetarët e komunave.

Pas zgjedhjes së funksionit, gjashtë kryetarë të komunave nuk kanë dorëzuar Listë anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratë për interes, edhe atë Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës, Isen Shabani, kryetar i Vrapçishtit,  kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari. u.d. kryetari i Ohrit Konstantin Georgievski, i Komunës së Tearcës Isen Asani, si dhe kryetari i Komunës së Sopishtës Stefçe Tërpovski.

“Shtatë kryetarë të komunave në afatin e paraparë me ligj pas marrjes së funksionit nuk kanë   parashtruar vetëm deklaratë interesi, ndërsa kanë listë anketuese, edhe atë Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës, të Komunës së Bosilovës Zoran Zimnakov, të Vasilevës Marjan janev, të Komunës së Dellçevës Goran Trajkovski, të Novo Sellës Boro Stojçev, tlë Studeniçanit Azem Sadiki dhe të Komunës së Çashkës Goran Stojanovski”, deklaroi kryetarja e KSHPK Biljana Ivanovska.

Pesë kryetarë të komunave, theksoi ajo, kanë parashtruar vetëm deklaratë për interes, me ç’rast nuk është shënuar për çfarë është parashtruar e njëjta, nëse për kryetar, apo për ndonjë funksion tjetër edhe atë, Sasho Jankovski, kryetar i Komunës së Vevçanit, të Gazi Babës Boris georgievski, të Komunës së Dollnenit Xhemil Qamili, Jordan nasev i Komunës së Karbincit dhe Arija Ibrahim i Komunës së Qendër Zhupës.

Ibrahimi, i cili  është rizgjedhur në funksionin, gjithashtu ka parashtruar vetëm listë anketuese dhe deklaratë për interes me ç’rast nuk është theksuar për çfarë është parashtruar e njëjta, nëse për ndërprerje apo për zgjedhje.

Kundër tij do të parashtrohet procedura kundërvajtëse, ndërsa gjoba është prej 200 deri në 400 euro.

Lidhur me kontrollimet e rasteve për nepotizëm, siç tha Ivanovska, janë marrë dokumente nga institucionet prej ku kanë kërkuar. “Do të kërkojmë edhe të dhëna shtesë dhe tani vijon përpunimi i atyre dokumenteve”, tha kryetarja e KSHPK.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.