PTHP Shkup nuk ka qendër hetimi, nuk ka hetues, ndërkaq mungojnë edhe 16 prokurorë

në kategorine Lajme

Shkup, 14 mars 2019 (MEDIAL) – Prokuroria themelore publike Shkup, si prokuroria më e madhe, e cila mbulon 90 për qind të krimit në shtet, nuk ka qendër hetimi, , nuk ka hetues, ndërkaq mungojnë edhe 16 prokurorë publikë, tha prokurori publik, Sasho Rajçev në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën i prezantoi informatat për fatkeqësinë e autobusit që ndodhi para një muaji afër fshatit të Shkupit, Llaskarcë.

“Duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për procedurë mjaft voluminoze parahetimore, punojnë dy prokurorë. PTHP Shkup është prokuroria më e madhe dhe mbulon 90 për qind të krimit në Maqedoni, por nuk ka qendër hetimi, nuk ka hetues, ndërkaq mungojnë 16 prokurorë publikë. Pas sistematizimit bga 85 punonjës profesionistë kemi vetëm 16 në kohë të pacaktuar, nga 35 daktilografë pas sistematizimi kemi vetëm 10”, tha Rajçev.

Këtë vit, siç theksoi ai, e përfunduan me borxh prej mbi nëntë milionë denarë për ekspertiza, përkthime…

“Meqenëse ende nuk kemi qendër hetimi dhe hetues, ndërsa procedura paraprake për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës është mjaft voluminoze, me urdhër kërkuam tre hetues nga MPB-ja dhe i morëm. Edhe ata janë ende këtu derisa tërësisht nuk e përfundojmë hetimin. Këta hetues punuan me mund, si dhe prokurorët publikë në sigurimin e dokumentacionit material për dy personat juridik, sigurimin e dëshmive verbale, sjelljen e dëshmitarëve në Prokurori…”, tha Rajçev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me shkrimet për fjalor urrejtës lidhur me fatkeqësinë afër Llaskarcës, prokurori publik u përjgigj se nga MPB-ja kanë më tepër njoftime drejt të cilave janë bashkangjitur ato shkrime.

“Ne nga aspekti prokurorial tani po kontrollojmë nëse tek ai që i shkruan ato shkrime ekziston paramendim për t’u ndezur urrejtja dhe jotoleranca, sepse bëhet fjalë për vepër mjaft të rëndë penale”, tha Rajçev.

Në kontekst të asaj shtoi se shumë shpesh shkrimet mund të shkruhen nga profile të rrjeteve sociale nga persona me profile të rrejshme dhe procedura e kontrollimit është e madhe.

Fatkeqësia ndodhi më 13 shkurt kur autobusi i “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë – Shkup dhe ra në humnerë pasi që depërtoi mbi rrethojën mbrojtëse të autostradës. Në fatkeqësinë jetën e humbën 15 persona, ndërsa 39 u lënduan. .

 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.