Protesta me 16 Mars, Basha thirrje qytetarëve: Të gjithë në këmbë!/VIDEO

në kategorine Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kur na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e 16 marsit në orën 11 para kryeministrisë, ka bërë thirrje qytetarëve, që t’i bashkohen “vrullit” opozitar.

 

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i braktisim fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar e rrahur, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë. Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë”.

 

Opozita e bashkuar pas djegies së mandateve ka kërkuar zgjedhje të parakohshme si e vetmja formë dhe formulë për të zgjidhur problemin dhe ngërçin e krijuar.

 

 

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.