Mehmeti për RaiNews24: Rama s’ka reflektuar shqetësim për opozitën

në kategorine Shqipëri

Mediat Italiane po interesohen gjithmonë e më shumë në lidhje me situatën politike që po përjeton Shqipëria. Protesta e opozitës dhe djegia e mandateve ka qenë fokusi i Rai News 24 ku i ftuar për të folur për këtë çështje ka qenë gazetari i News24 Enrik Mehmeti.

Mehmeti ka bërë një pasqyrë të situatës ku është shprehur se ndryshe nga hera e fundit ku opozita u rikthye në parlament në limitin e afatit gjatë protestës së studentëve këtë herë opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar.

Sipas Mehmetit deklarata e kryeopozitarit Lulzim Basha këtë herë ka ardhur pas mbledhjes që kanë pasur me drejtuesit e forcave të tjera politike dhe deputetët e PD, vendim ky i mbështetur unanimisht sipas Bashës.

I pyetur nëse djegia e mandateve do të ishte real, gazetari është shprehur se fakti i daljes në një deklaratë unanime e bën të besueshëm por do të shikohet deri në ditët në vijim nëse do të digjen vërtetë.

Për sa i përket kreut të qeverisë, Mehmeti tha se deri tani Edi Rama nuk ka reflektuar shqetësim në lidhje me deklaratën e opozitën madje ky veprim është ironizuar prej tij.

(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.