Higjiena komunale paralajmëron larjen e rrugëve të Shkupit

në kategorine Lajme

NP “Higjiena komunale” prej sot deri në datën 23 të këtij muaji do të bëjë larje makinerike me autocisterna në bulevardet dhe rrugët më të mëdha në Shkup, njofton Koha.

Larja, siç informojnë nga NP “Higjiena komunale” do të zhvillohet në orët e mëngjesit dhe do ta përfshijë territorin e të gjitha komunave të Shkupit.

Aksioni bëhet me qëllim të përmirësimit të nivelit të higjienës dhe pastërtisë në sipërfaqet publike të qytetit, ndërsa do të realizohet falënderim i kushteve të paralajmëruara të volitshme të motit.

Sipas Programit për punë, NP “Higjiena komunale” – Shkup në mënyrë standarde zbaton larje makinerike me autocisterna vetëm në periudhën nga muaji prill deri në tetor. (koha.mk)

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.