Koçijançiç: Shkon kundër përpjekjeve për zbatimin e reformave

në kategorine Shqipëri

Zëdhënësja e komisionit Europian Maja Koçijançiç ka reaguar në lidhje me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

 

“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual, janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE”.

 

Zëdhënësja e BE thekson se parlamenti është baza e çdo demokracie europiane dhe është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen.

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.