Moti për javën e ardhshme, temperaturat deri në 13 gradë

në kategorine Kosovë

Fushat me presion të lartë atmosferik, të
cilat kanë përfshirë vendin tonë ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme,
pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Të premten pritet të ketë luhatje të
vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për
formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të
dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin
ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, shpejtësia
maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s, njofton Instituti
Hidrometeorologjik i Kosovës.

Burimi: https://indeksonline.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.