Zbulohen fjalët që Di Maria ua tha tifozëve të Man Unitedit

në kategorine Futboll

Pasi Presnel Kimpembe e shënoi golin e parë të ndeshjen për Paris Saint-Germainin, kundër Manchester Unitedit, Angel Di Maria e shprehu të gjithë zemërimi që e kishte me tifozët e “Djajve të kuq”.

Kamerat televizive e kapën atë duke bërtitur drejt tifozëve të ish-klubit të tij, dhe tani është zbuluar se ai u kishte thënë: “Zhdukuni, bij b*shtrash”, transmeton Gazeta Express.

Angel Di Maria qeshi i fundit në kthimin e tij në Old Trafford pasi që skuadra e tij, Paris Saint-Germain, siguroi fitore me rezultat 2:0. Argjentinasi ishte në qendër të vëmendjes për shkak të trajtimit që mori nga tifozët e ish-klubit të tij, Manchester Unitedit.

Tifozët e “Djajve të kuq” e shprehën urrejtjen e tyre për Di Marian qysh në fillim të ndeshjes, për shkak të sezonit që ai e kishte kaluar në Premierligë, ku nuk arriti t’i përmbushë pritshmërite që ishin krijuar për të.

Di Maria u transferua në Manchester United në vitin 2014, kur u largua nga Real Madridi. Ai i shënoi vetëm katër gola dhe i bëri 11 asiste në 32 ndeshjet me Manchester Unitedin dhe vetëm një vit më vonë u transferua në PSG.

Në ndeshjen e së martës, Di Maria u shty në rrethojat që i ndajnë tifozët në tribuna me fushën e lojës, pas një përplasjeje me Ashley Young, dhe e lëndoi krahun. Pasi u kthye në fushë, ai i vendosi duart mbi vesh duke i nxitur tifozët që t’i intensifikojnë fishkëllimat.

Më vonë, gjatë ndeshjes, ai u dërgoi puthje, duke u tallur, tifozëve në stadium, të cilët kishin qenë duke e fishkëllyer, si dhe u bë sikur ishte duke pirë nga një shishe që u gjuajt drejt tij nga një tifoz në tribunat e Old Traffordit.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.