Kosovë NE bijtë dhe bijat e tua nuk po ikim nga ti por nga ata që janë duke të shkatërruar ty

në kategorine Opinione

Ndër arsyet kryesore pse po ndodh migrimi në masë kaq të madhe jan: Drejtësia, shëndetësia dhe arsimi.
Drejtësia: gjykatat, prokuroria dhe policia. Jan ndër segmentet më të keqpërdorur dhe të cilat jan në funksion të pushteteve. Sot nga drejtësia ndëshkohen vetëm personat e ndërgjegjshëm, ata të cilët nuk kan pushtet dhe pasuri, nëse i ke njërën nga këto të dyja je në rregull me sistemin tonë të drejtësisë, sepse secili nga këta të drejtësisë ka një çmim, shitën lirë. Për këto arsye për ata të pushtetit drejtësia nuk ekziston, ata vetë e bëjnë drejtësinë nuk i bënë fare as për polici, gjykata dhe prokurori, por edhe brenda këtyre tri institucioneve kemi të tillë të inkriminuar, prandaj përndjeket e shantazhohet  viktima e jo krimineli. Përdhunues dhe kriminel po na dalin që nga kryetarët e gjykatës kushtetuese e deri të policët e thjeshtë prandaj si të bësohet dhe si të jetosh çdo ditë në ankth kur je i rrethuar nga kriminelët?!…

Shëndetësia: Ky sektor me të cilin çdo ditë përballemi secili nga NE, shëndetësinë nëpër institucione publike e kemi zero, gjithçka çka të ofrohet në spitalet publike jan  rekomandimet  për trajtim në institucionet private. Këtu pastaj kemi të bëjmë më një korrupsion të dyfishtë nga qeveria në bashkëpunim me institucionet private. Faturat ose profatura të cilat i lëshojnë në institucionet private kan një çmim të caktuar dhe me këtë mund të aplikosh për ndihmë në Qeveri me saktësisht në Fondin e sigurimeve shëndetësore, pastaj ky fond e cek që mbështetja është 75%, por nuk saktësohet shuma e mjeteve, e këtu pastaj fillon avazi i hajdutllëkut, kur kthehesh dhe e dërgon këtë dokument në spitalet private ata thonë: Fondi i sigurimeve shëndetësore e ka çmimoren e vetë, ata të kanë mbështetur 75% e shumës të tyre të cilën e kan caktuar! Pastaj kur e bënë krahasimin e ndihmës nga Fssh po i bie që as 50% të shumës nuk të përkrah dmth pastaj mbi 50% duhet të paguaj pacienti. Por që të jem i qartë NE asnjëherë nuk mund ta kuptojmë se sa para i jep Fondi i sigurimeve shëndetësore për x spitalin privat  dhe këtu fillojnë të gjitha dyshimet se kemi të bëjmë më korrupsion të pastërt…
Sistemi shëndetësor publik është shkatërruar qëllimshëm nga shefat të cilët na udhëheqin që 20 vite. Nuk ofrohen shërbime në institucionet publike shëndetësore me të vetmin qëllim që pacientët të orientohen në ordinancat dhe spitalet private. I njëjti mjek punon QKUK paradite dhe nuk të ofron shërbim ndërsa pasditen e punës e vazhdon në spital privat dhe ti ofron të gjitha shërbimet me arsyetimin se këtu e kemi aparturën e sofistikuar ndërsa atje nuk kemi asgjë nuk ka kushte për punë…

Arsimi – Pa dyshim që kemi mësues/e, arsimtarë/e, profesorë/e shumë të nderuar, punëtorë dhe të suksesshëm. Por këtu sistemi fillon të degradon nga menaxhmenti apo administratorët e shkollave dhe fakulteteve sepse këta 90% janë militant partiak të cilët punojnë me direktiva të shefave të tyre. Të gjitha punësimit në arsim duhet të kalojnë në filtrat e politikës ditore dhe nëse nuk je i përshtatshëm për ato politika, at’here harroje punësimin edhe gjeniu më i madh në qofsh…

Por duke mos harruar që kulmi i gjithë të këqijave është politika, politika e kapur nga llumi i shoqërisë na ka sjellur në këtë gjëndje  në këtë rrugë pa krye. Kemi arritur në këtë pikë falë politikave destruktive të cilat në planë të parë tash e 20 vite e kanë pasur punësimin e militantëve partiakë prandaj  sot jemi bërë një shtet militantësh, përdhunuesish dhe kriminal. Krejt kjo falë një grupi mafiozësh që e kan në kontroll tërë aparatin shtetëror…
Për t’u qartësuar edhe më, qytetarët nuk po ikin  se ju ka bërë bajat vendi por nuk po mund t’i durojnë këto politika dhe këta politikanë të cilët e kanë ngulfatur çdo segment të jetës në këtë vend…

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.