Zaev u takua me përfaqësues të Nismës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Nismës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka biseduar për shfrytëzimin e drejtë të resursit natyror Kodra e Diellit, me ç’rast janë dhënë propozime konkrete për tejkalimin e parregullsive të deritanishme dhe inicimin e aktiviteteve për menaxhimin e drejtë dhe human me të.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, krahas përfaqësuesve të Nismës, punonjësve të sportit, ish-skiatorëve dhe skiatorëve aktualë dhe entuziastëve, të kryesuar nga Hamdi Sulejmani, morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe Xhemail Jusufi, drejtues i “Elem Turs”, kompania si motër e SH.A. “ELEM”, e cila menaxhon me qendrën turistike Kodra e Diellit.

Kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, duke iu përgjigjur kërkesave konkrete të përfaqësuesve të Nismës qytetare në lidhje me marrjen e menaxhimit me “ELEM” me qendrën e skijimit, si edhe ndalimin e sjelljes së Planit Urbanistik për fundjavë në lagjen e Kodrës së Diellit dhe përgatitjen për koncesionimin e qendrës rekreative për skiim, ka informuar se tashmë në vijim është përpunimi i studimit të fizibilitetit, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve se si në mënyrë të drejtë të shfrytëzohen kapacitetet për skijim pa u prishur bukuria natyrore në këtë pjesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë dhe t’i shqyrtojmë mundësitë për zbatimin e konceptit të partneritetit publiko-privat. Mbetemi të hapur për bashkëpunim me ju, Nismat qytetare që të jemi intensiv në përmirësimin e aktiviteteve të ndërmarra”, ka theksuar kryeministri Zaev në takim.