Xhaferi në Shqipëri do të marrë pjesë në ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nesër do të udhëtojë në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi në Shqipëri më 14 shkurt do të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të cilën do të votohet ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. .