VMRO-DPMNE: Është alarmante gjendja në shëndetësi, pushteti nuk ndërmerr asgjë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – LSDM-ja ka frikë nga populli dhe për këtë ikë nga zgjedhjet. LSDM-ja e di se do të humbasë për shkak të të gjitha politikave antishtetërore të cilat i kanë zbatuar dy vitet e fundit me të cilat e kanë poshtëruan shtetin.

“Republika e Maqedonisë në vazhdimësi fundoset me këtë pushtet dhe pikërisht sepse LSDM-ja duhet të marrë fuqi, ta lërë interesin shtetëror mbi atë partiak dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale në pranverë

Ndërrimi i LSDM-së është mënyra e vetme si shteti të dalë nga qorrsokaku në të cilin ndodhet. Të gjitha segmentet nga shoqëria fundosen.

Shëndetësia është në nivel të vdekjes klinike. Çdo ditë na vdesin pacientë nga sëmundje të cilat shtetet bashkëkohore i trajtojnë me terapi të thjeshta apo plotësisht janë çrrënjosur.

Gjendja është alarmante, ndërsa pushteti nuk po ndërmerre asgjë.

Paratë e shëndetësisë në vend që të përfundojnë për përmirësimin e kapaciteteve shëndetësore, shkojnë për furnizime milionëshe për firma të afërta me pushtetin, firma ku pronari është babai, ndërsa vajza drejtor i spitalit dhe firmat të cilat janë themeluar drejtpërdrejt para se të shpallet konkursi.

Qytetarët meritojnë shëndetësi moderne dhe efikase. LSDM-ja këtë nuk mund ta mundësojë, LSDM-ja dihet të largohet”. theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.