Ulet niveli i ujit të Vardarit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Niveli i ujit të Vardarit është më i ulët nga mesatarja për shkurtin, ndërsa në tre nga katër vendet matëse është zvogëluar në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Më u ulët se mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj është edhe niveli i lumenjve tjerë në vend ne përjashtim të Drinit të Zi në vendin matës në Lozhani ku është pothuajse dyfish më i ulët nga mesatarja dhe Pçinje afër Banjës së Katllanovës ku është pothuajse i njëjtë me mesataren.

Niveli i Liqenit të Dojranit është për më shumë se tre metra nën mesatare për këtë muaj, tek Liqeni i Prespës është për pothuajse njëjtë me mesataren, ndërsa tek Liqeni i Ohrit është më i ulët për 12 centimetra.