Nesër erë deri deri në 80 kilometra, stabilizim kalimtar nga e enjtja

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Mot me vranësia të ndryshueshme, me erë që vende-vende do të arrijë 80 kilometra në orë, me borë të dobët lokale do të ketë edhe nesër në vend. Stabilizim kalimtar do të ketë të enjten, ndërsa të premten sërish do të ketë reshje të dobëta lokale të borës. Për fundjavë do të mbizotërojë kryesisht me diell dhe mor më i ngrohtë.

Erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor do të ketë edhe pasdite përgjatë Vardarit ku do të arrijë deri në 70 kilometra në orë.

Nesër temperatura minimale  do të ulet deri në minus shtatë në Mavrovë, ku do të mbetet në negativ dhe ajo maksimale do të jetë minus pesë gradë. Në Shkup temperatura minimale do të ulet deri në minus një, ndërsa më lartë do të jetë n[ Gjevgjeli deri në dy gradë. Temperatura maksimale do të lëvizë prej minus pesë deri në shtatë gradë.

Më ftohtë do të jetë të enjten kur temperatura e mëngjesit  do të jetë gjithkund nën zeron dhe do të lëvizë prej minus nëntë dhe minus dy. Të premten do të jetë prej minus gjashtë deri në dy gradë, të shtunën prej minus tetë deri në një gradë, të dielën, gjithashtu temperatura e mëngjesit gjithkund do të jetë nën zeron në interval prej minus shtatë deri në minus një dhe prej minus katër deri në plus tre.

Temperatura e ditës  do të lëvizë të enjten prej dy deri në katër gradë, prej një në tetë gradë, të shtunën prej katër deri në 11 gradë, të dielën prej shtatë deri në 14 gradë dhe të hënën prej tetë deri në 15 gradë.