LSDM: VMRO-DPMNE-ja lejoi që 15.000 fëmijë të jenë të pavaksinuar

në kategorine Maqedoni

12 shkurt 2019

VMRO-DPMNE-ja për 11 vite arriti të bëjë kaos të tillë në shëndetësi prej të cilit sot qytetarët duhet t’i bartin pasojat. Import paralel i ilaçeve, mosvaksinim, moskujdes për imunitetin kolektiv dhe shkelje e të drejtave të pacientëve janë vetëm një pjesë e vogël e dëmeve nga sundimi i VMRO-DPMNE-së.

Edhe krahas gjitha këtyre, Hristian Mickoski pa pikë turpi po tenton ta keqpërdorë vdekjen e fëmijëve për qëllime politike ditore, edhe pse partia e tij është direkt fajtore për 15.000 fëmijë të pavaksinuar në Maqedoni.

Për dallim të marrëdhënies së tillë injorante drejtë shëndetit të qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja dhe ministria adekuate mbesin të përkushtuara në zbatimin e reformave thelbësore të cilat i sanojnë dëmet dhe e avancojnë sistemin shëndetësor dhe kujdesin për pacientët.

Me zbulimin e hershëm dhe shpalljen e epidemisë së fruthit, Ministria e Shëndetësisë arriti të parandalojë katastrofë të përmasave të mëdha. Me fushatë aktive për vaksinim dhe punë të palodhshme u vaksinuan më shumë se 50 % të fëmijëve të cilët nuk ishin vaksinuar për shkak të moskujdesit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa me kontollet dhe masat e rrepta epideMEDIAL e fruthit mbahet nën kontroll. Çdo ditë punëtorët shëndetësorë të cilët luftojnë me epideminë, përderisa Mickoski, partia e të cilit është fajtore për këtë gjendje kënaqet në pallatin e bardhë.

Misckoski është politikan i papërgjegjshëm qëllimi i vetëm i të cilit është që të përhapë panik dhe t’i frikësojë qytetarët.

Pas  zbrazëtisë së VMRO-DPMNE-së, Maqedonia ishte në fund të Evropës në raport me cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Sot, vazhdimisht investohet në pajisje të re, rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, avancohet cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe të drejtave të pacientëve.

LSDM, Qendra për Komunikime 

_______________________________________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.