Kostadinov: Bordi ekzekutiv do të vendosë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Në mbledhjen e Bordit ekzekutiv  të LSDM-së sonte pritet të sillet vendim  në lidhje me  mbajtjen  eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  së bashku me ato presidenciale. Gjithashtu,  në mbledhje, mund të bëhet fjalë  edhe për  kandidat presidencial konsensual.

Ka, thotë zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, argumente të fuqishme se duhet të shkojmë  në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por edhe argumente  se ndoshta tani  nuk është momenti duke e marrë parasysh  tërë procesin e ardhshëm të integrimit të shtetit në NATO dhe BE.

“Përderisa kemi menduar dhe jemi udhëhequr  jashtëzakonisht nga interesi partiak atëherë as nuk duhej  megjithatë debat. Duke i marrë parasysh anketat e dimë se LSDM  është favorit  në çfarëdo lloj zgjedhje. Por, ne si parti udhëhiqemi nga interesi i qytetarëve. I tillë do të jetë edhe vendimi”, paralajmëroi  para mbajtjes së mbledhjes Kostadinov.

Ai shtoi se në Bordin ekzekutiv të partisë mund të hapet edhe tema rreth kandidatit konsensual  për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Kjo do të thotë se kandidati për president  është mirë të jetë  sa më i pranueshëm për shumicën e qytetarëve gjithsesi edhe për shumicën e partive politike,  këtu para se gjithash mendoj  në partnerët tanë të koalicionit”, tha ai. .