“Informatori” i dytë Kostovski është duke dëshmuar në “Target – Fortesa”

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Sistemi për ndjekjen e komunikimeve Verin ka funksionuar me targete të shënuara në kërkesë të sektorëve përkatës në DSK, si për shembull target LSDM, parti shqiptare, nevoja operative. Grupet e targeteve sipas rasteve janë bërë me urdhër të shefit të Goran Grujevskit, ndërsa shënuesit i është dhënë fletë në të cilën është shënuar numri i cili do të dëgjohet, nën cilin pseudonim dhe në cilin target grup të hyjë.

Këtë, në seancën e sotme në Gjykatën Penale për lëndën “Target-Fortesa” të PPS-së, e theksoi dëshmitari Zvonko Kostovski, i punësuar në MPB si shef i sektorit deri në vitin 2006. Pasi në vendin e drejtorit të DSK-së është emëruar Sasho Mijallkov, Kostovski është degraduar për dy nivele më poshtë. Në vitin 2008 është avancuar për një shkallë, ndërsa në vitin 2012 në shef të Njësitit për Mbështetje Operative Teknike të operacionit edhe më tej ka qenë deri në arrestimin e tij në vitin 2015.

Sistemi Verin, tha “informatori” i dytë në rastin “Target-Fortesa”, pati dy softuerë aplikues, njëri për shënimin e numrave për përgjim, ndërsa tjetri për përpunimin e të dhënave. Sqaroi se përgjimi i numrave është kryer përmes pesë pajisjeve intermediare në pronë të operatorëve telekomunikues, gjegjësisht nga një nga VIP dhe One dhe tre nga Telekomi. Këto pajisje janë furnizuar pavarësisht qendrës monitoruese në DSK, ndërsa mirëmbajtjen e tyre e kanë kryer njerëz të operatorëve. Gjatë mirëmbajtjes së pajisjeve me këta njerëz gjithmonë ka pasur edhe të punësuar në MPB.

Në kohën e sistemit Verin ka pasur tre shënues, ndërsa më pas ka ardhur edhe një.

“Shënuesit në sistem regjistroheshin nën emrin admin1, admin2 dhe admin3. Abonuesit e sistemit i krijuam unë dhe Sasho Trajkovski, ndërsa përveç riprodhuesve dhe shënuesve qasje në sistem kishin të gjithë shefat e reparteve dhe drejtorët e DSK-së”, tha Kostovski.

Verin sistemi ka punuar deri në vitin 2009, ndërsa më vonë fizikisht ka qenë në të njëjtën sallë, por është përjashtuar për shkak të procedurës gjyqësore për keqpërdorimin e furnizimit për të cilin ai vetë ka qenë dëshmitar.

“Me insistimin e Goran Grujevskit në vitin 2009 që të nxirren hard disqet për t’u asgjësuar i kam thënë se është e nevojshme që të formohet komision për një gjë të tillë”, theksoi Kostovski dhe shtoi se disqet e sistemit Verin nuk janë asgjësuar derisa ka qenë në MPB, ndërsa për më vonë nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Sistemi i parë për ndjekjen e komunikimeve ka qenë Konvers prej vitit 99 tek i cili është bërë avancimi prej të njëjtës kompani e cila është ribrenduar në Verin dhe kjo ka funksionuar deri në vitin 2009. Në vitin 2007 është furnizuar sistem i ri për ndjekjen e komunikimeve nga Izraeli prej kompanisë Najs, i cili ka filluar të punojë prej vitit 2008. Një vit në mënyrë paralele kanë punuar dy sistemet, me qëllim që të kontrollohet nëse të gjitha bisedat e incizuara në Verin janë incizuar edhe në Najs. Është instaluar pajisje për ndjekjen e komunikimeve për operatorët celularë, ndërsa më pas edhe për telefoninë fikse.

Në sistemin Najs janë formuar më shumë grupe për përgjim në mesin e të cilave ka ekzistuar grup në të cilin ka bërë pjesë drejtori i DSK-së, shefi i Grujevskit dhe shefja Nadica Nikoliq.

Shefja Nikoliq, theksoi Kostovski, i ka dhënë një letër me numër shënuesit që të dëgjohet personi, ndërsa në disa raste të caktuara urdhra për përgjim janë dhënë edhe përmes telefonit.

“Sistemi Najs i pati edhe tre shënues, ndërsa në vitin 2010 me urdhrin e Grujevskit kam formuar edhe tre juzerë të titulluar mark11, mark12 dhe mark13 ndërsa një prej këtyre juzerëve e shfrytëzoi Vlladimir Varelov”, potencoi Kostovski.

Në pyetjen e PPS-së nëse ka pasur sistem të tretë, Kostovski tha se është blerë sistem italian në vitin 2014.

Në lëndën “Target-Fortesa” të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, shefi Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varrellov nga DSK si edhe pesë persona të tjerë të Drejtorisë.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DKS, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra të telefonit për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësore.

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhrave gjyqësore për 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.