Grupi ndërmjet resorësh solli vendime për zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja me Greqinë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 shkurt 2019 (MEDIAL) – Pas takimit të parë të mbajtur Grupi ndër resorësh i punës për kryerje të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës solli vendime lidhur me masat dhe aktivitetet e nevojshme për kryerjen e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me afate indikative kohore për realizimin e tyre.

Në pajtim me vendimet, siç kumtoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, Drejtoria e doganave duhet të vendosë mbishkrime në tabelat në vendkalimet kufitare, kufirin shtetëror dhe në dy aeroportet në afat prej tre ditëve, Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve të përpunojë Libër të standardeve grafike me të cilin do të konstatojë standarde për shfaqje vizuale të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut në përputhje me stemën shtetërore si llogo të cilën e përdorin institucionet shtetërore për mbishkrimet publike në hyrje të të gjitha institucioneve, ndërkaq Sekretariati shtetëror në afat prej shtatë ditëve të përgatisë softuer i cili do t’i përmbajë të gjitha institucionet nga niveli shtetëror dhe lokal, si dhe dimensionet e tabelave publike. Ndryshimi në të gjitha tabelat, në nivel qendror dhe lokal, duhet të përfundojë në afat prej katër muajve.

“Të gjitha institucionet të kryejnë ndryshim të të gjitha shkresave digjitale (llogo, memorandume, komunikime elektronike, ueb faqe, mediume etj.) në afat prej tre ditëve, të gjitha institucionet duhet në mënyrë adekuate t’i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët, në afat prej dy javësh, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme, t’i zëvendësojë tabelat në Ministri, si dhe vulat në afat prej dy javëve, ndërsa në përfaqësitë diplomatike-konsullare në afat prej tre javëve”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me editimin e tabelave të reja regjistruese, në afat prej katër muajve. Ndërkohë, si zgjidhje kalimtare, MPB do të sigurojë mbishkrime me shenjën “NMK” për tabelat regjistruese të automjeteve. MPB duhet të ndërmarrë edhe masa dhe aktivitete për zbatimin e zgjidhjes në periudhën kalimtare deri në krijimin e parakushteve teknike për editimin e dokumenteve të reja të udhëtimit. Editimi i pasaportave të reja duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019. Në periudhën kalimtare, MPB gjatë daljes apo hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dokumentet e udhëtimit, ekzistuese dhe të sapoedituara në periudhën kalimtare do të vendosë vulë e cila do të sqarojë se dokumentet e udhëtimit i takojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Banka popullore duke pasur parasysh kompleksitetin e procedurës duhet të bëjë analizë dhe plan të aktiviteteve të domosdoshme për zëvendësim gradual të bankënotave, me dinamikë të vlerësuar kohore, në suaza të emisioneve të reja të rregullta, duke mbajtur llogari për stabilitetin makroekonomik, ndërsa bankënotat e para të reja me emrin e ri të Bankës popullore do të mund të përgatiten në fillim të vitit 2020. Më pas, në mënyrë sukcesive, të zëvendësohen tërësisht më së voni në afat prej pesë viteve nga hapja e kapitullit relevant me BE-në.

Shenjat e komunikacionit në drejtimet rrugore ndërkombëtare në vend, duke u dhënë përparësi endonimeve (në transkriptimin anglisht) ndaj egzonimeve (në gjuhën maqedonase në alfabetin cirilik) të ndryshohen në afat prej dy muajve. Në afat prej gjashtë muajve duhet të shqyrtohet dhe të bëhet revizion i statusit të përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës dhe nëse ka të bëjë me historinë dhe civilizimin antik helen si pjesë e trashëgimisë historike të Greqisë, të ndërmerren masa dhe aktivitete adekuate korrektuese. Në afat prej gjashtë muajve, duhet qasje drejt mënjanimit të simbolit të cekur në ish-flamurin nacional nga e tërë hapësira publike dhe përdorimi publik. Artefaktet arkeologjike janë përjashtuar. .