Dua Lipa thuaje me plot gojën se jeni shqiptare nga Kosova!

në kategorine Opinione

Në manifestimin kulturor në Los Angeles,këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova,Dua Lipa u nderua me dy çmime,,GRAMMY,,.

Nominimi i saj u përscoll me duartokitje freetike në sallën me qilima të kuq në Los Angeles.Dua Lipa nominimin e priti me emocione dhe lot…!Në motin e këngës dhe ritmit,Gëzuar me dy çmime Dua Lipa!

Mirëpo,për këtë orë të gëzimeve tona kur e mori fjalën Dua Lipa herroi diçka të veçantë të thotë në sallën solemne në Los Angeles.

Ajo përmes lotëve falënderoi jurinë,publikun dhe familjen e saj që nuk përmendi as adresën se ku janë dhe prej nga vjen këngëtarja me ritmin e njohur të (pentagramit)të saj melodik dhe,si të thuash këtë herë sikur ,,harroi,,të thotë edhe fjalën porosi të motit kulturor:

…Përshëndes Kosovën time!

Dua Lipa e paçi me gëzime dy shpërblimet në ,,GRAMMY,,në Los Angeles,por në këso manifestimesh ndërkombëtare,kur e kur e përmendni familjen mos harroni të thuani fjalën deri në qiell:Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Për dy shpërblimet gëzimet i kemi të përbashkëta,por paksa si në harrësë nuk e keni thënë fjalën Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Thuajeni në çdo kohë,mos harroni dhe mos ngurroni,Dua Lipa!

Ju paçim me shnet dhe suksese të reja…!

Kaq nga Amerika!

Burimi: http://www.botasot.info/