DEPUTETJA E LSDM-së: Nuk e dija se djali im ka aplikuar për punë në ELEM

në kategorine Maqedoni

Deputetja e LSDM-së Mira Stojçevska, djali i së cilës Viktor Stojçevski prej dje është punësuar në ELEM, nuk sheh asgjë kontestuese në atë që ai të angazhohet në kompani shteti. Stojçevski thotë se djali i saj në mënyrë të rregullt është paraqitur në konkurs dhe më pas të merr pozicionin.

“ELEM ka nënshkruar konkurs publik. Djali im së pari ka aplikuar dhe më pas më ka njoftuar. Unë nuk kam pasur asnjë ndikim në vendimin e ELEM-it që të punësojë djalin tim. Ai para kësaj ka punuar në një firmë private, ka punuar edhe në Kadastër për patundshmëri që poashtu është institucion shtetëror”, ka thënë deputetja Stojçevska për A1on.

/MEDIAL/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.