Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

në kategorine Maqedoni

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të premten në Konferencën për siguri në Munih. Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga Qeveria. Sipas mediave greke, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Konferencë do ta fitojnë çmimin “Evald fon Klajst”, për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar për emrin.

Konferenca për siguri në Munih, është konferenca më e madhe e këtij lloji në Botë. Këtë vit do të marrin pjesë shefat e 35 shteteve dhe qeverive dhe mbi 80 ministra të mbrojtjes dhe punëve të jashtme. Fitues paraprak të çmimit, i cili ndahet për kontribut për paqe dhe zgjidhjes së konflikteve janë Henri Kisinxher, Havier Solana dhe Xhon Mekkejn. Në konferencën në Gjermani, e cila mbahet tradicionalisht në pjesën e dytë të muajit shkurt, është njoftuar pjesëmarrja e kancelares Angela Merkel, Majk Pens, Jens Stoltenberg dhe Federika Mogerini.

/Alsat-M/