Artistja BESIANA MEHMEDI mbështet ministrin ARBËR ADEMI

në kategorine Maqedoni

Pas reagimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilë bëhet e ditur se ndarja e bursave të nxënësve të shkollave të mesme është bërë me transparencë maksimale dhe në barazi të plotë për të gjithë kandidatët, të zëshëm, në mbështetje të ministrit Arbër Ademi kanë dalë edhe artistë dhe opinionistë të ndryshëm të vendit.

Në mesin e tyre ka reaguar edhe artistja Besiana Mehmedi duke komentuar se derisa në krye të institucioneve do të ishin persona si ministri Ademi punët do të ecnin më mire.

Ja komenti i plotë:

“Arbër Ademi! Po të kishim më tepër njerëz si ju në krye të ministrive tona do e kishim shumë më lehtë të ecim përpara. Urime për punën plot përgjegjësi e transparencë”, ka shkruar Mehmedi.