Vucis është i kënaqur që Parlamenti grek me sukses i ka përfunduar detyrat e Marrëveshjes së Prespës

në kategorine Maqedoni

Nikozi, 11 shkurt 2019 (MEDIAL) – Gjatë takimit të kryetarëve të Parlamenteve të Greqisë, Qipros dhe Egjiptit që sot u mbajt në Nikozi, Nikos Vucis e shprehi kënaqësinë e tij dhe tha se është i lumtur që Parlamenti me sukses i ka përfunduar detyrat në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Jam i lumtur që Parlamenti grek vetëm para disa ditëve i përfundoi me shumicë, të gjitha procedurat që ishin të nevojshme për Marrëveshjen e Prespës dhe iu dha fund çështjes të pazgjidhur shumëvjeçare e cila ka marrë ‘kapital’ ndërkombëtar dhe rajonal, si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin e Ballkanit”, tha Vucis në fjalimin e tij.

Kryetari i Parlamentit grek tha se me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës “është dhënë shembull i nivelit ndërkombëtar për inkurajim dhe mbrojtje konsekuente të të drejtave kombëtare kundrejt politikës dhe kulturës së joaktivitetit dhe tërheqjes.  ..

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.