Të hapën dosjet e ish UDB-s apo këto të SHIK-ut, ku jemi të pavarura nga Serbia?

në kategorine Opinione

Nëse na përsëriten afera dhe ndezën akuza të shumta për spiunim në adresë të politikanëve tonë siç ndodhi më deputetin z. Konjufca, ne urgjentisht do duhet marr masa dhe ta nxjerrim një pilot projektligj pa dallim modalitetit për hapjen e dosjeve të SHIKU-ut në mënyrë që, ti parandalojmë akuzat në prag fushatash zgjedhore, në të kundërtën, ne do bëhemi gaz i botës si dhe nga këto lojëra do përfitojnë vetëm strukturat e larta të ish SHIK-it duke kërcënuar më dosje dhe akuza të qena apo të pa qena mbi politikan tonë.

Një amendament ligjor për këtë problem ku shpifësi do të ndëshkohet dhe tereni pa dallim realiteteve do të pastrohet, neve kjo ndërhyrje ligjore do të na shpëtonte nga më e keqja, në të kundërtën, askush nuk do mund ta parandalonte spekulimin më dosje dhe akuza të kësaj loje politike.

Nëse nuk arritëm gjë për hapjen e dosjeve të ish UDB-s, një nevojë e madhe kjo tash sa vite për vendin tonë, gjoja më arsyetim se, ato i ka vetëm Serbia e që nuk qëndron bash ashtu, tani vjen pyetja, po hapjen e dosjeve të SHIK-ut kush mund të na ndaloj ?

E përsëris, nëse shtohet numri i të akuzuarve të politikanëve tonë për spiunim në ish SHIKU-n e atëhershëm ilegal, asnjë ditë nuk do duhet pritë për ta nxjerr ligjin për hapjen e DOSJEVE të atij shërbimi…Spekulimin apo kërcënimin më ato DOSJE, Shteti i së drejtës, nuk do ta lejoj në fatin e individëve.

Pas hapjes eventuale të atyre DOSJEVE si imponim i sherreve politike, ndoshta do dali fakti se, gjitha subjektet tona politike paskan qenë pjesë e atij shërbimi dhe pastaj, unë, moralisht do detyrohem që publikisht ti kërkoj falje publike z. Veseli për shkrimin e para sa vitesh ku nder tjera pa e cituar të plotë kam thënë:

(Më aq sa vlerësoj unë, qofsha gabim në interes të vendit. SHIKU nuk ishte legal, nuk ishte institucion i paguar ligjërisht e as legalisht nga populli vullnetar po as nga taksapagues të vendit tonë, sado që financimi i SHIK-ut mund te këtë qenë i dhunshëm mbi biznese dhe biznesmen të ndryshëm të vendit tonë hallegji pas lufte por, ajo që unë mendoj, është fakti se aty në atë formacion, kurrë nuk kam parë ndonjëherë të shkojnë institucionet tona pa dallim çfarë i kishim, aty në atë objekt nga prapa forma e të cilit ishte në L, aty kanë shkuar gati e gati vetëm diplomat të shërbimeve të huaja, mes tyre edhe të Shqipërisë por, institucionet e Kosovës asnjëherë… E di edhe faktin, ndoshta më arsye se, duke qenë formacion ilegal, nuk ishte e rrugës që institucionet tona të dukën aty pari por, në anën tjetër, për mua ishte krejt banale të mbyllen sytë e institucioneve tona para atij shërbimi derisa diplomacitë e shërbimeve tjera, aty e kishin bërë si fole bashkëpunimi në këto punë)

Kështu kam thënë e shkruar publikisht para sa vitesh dhe me pak përvoja tjera shtesë, po kështu po e përsëris edhe sot duke paralajmëruar nevojën për të bërë diçka parasë të pjell dreqi i këtyre punëve në politikë ngase, shërbimet e ish SHIK-it edhe pse zyrtarisht i shpërberë, sot janë shumë më aktive se kurrë ndonjëherë më parë.

Sa u fol e u tha publikisht në kuvend se, puna e ish SHIKU-t duhet të hetohet, një zë i tillë më nuk po dëgjohet !!! , sigurisht se jo ngase veprimet e SHIKU-t, janë në nivelin më të lartë në punët të cilat vetëm ata i dijnë dhe politika e vendit po i ndien…

Si përfundim, për interesat më të larta të vendit tonë në këto situata, si një njeri i djegur për interesat e vendit tonë, më sinqeritetin më të madh ndaj të gjithëve, pa dallim subjektesh politike apo individ, më shumë zë e paralajmëroj nevojën urgjente për të bërë diçka për kaq sa u tha më lartë, në të kundërtën, sherret e atij shërbimi, tek do të operacionalizohën akoma më keq dhe vendi ynë, politikisht mund të eskaloj edhe kështu jo stabile çfarë është.

Unë, nuk kam struktura të kësaj natyre pune për të cilat do duhesha raportuar, por, kam punuar e hulumtuar dhe fal sistemit tim të punës, kurrë nuk qenë e as jam pa njohuri të këtyre punëve të cilat janë shumë më rëndesë në politikë dhe për fatin e vendit tonë.

Burimi: http://www.botasot.info/