Skënderbeu fut fitoren në kasafortë, Pervan shënon nga penalltia

në kategorine Sport

Po luhet në Korçë përballja e fundit për javën e 21-të të Kategorisë Superiore, ajo mes Skënderbeut e Laçit. Korçarët vijnë në këtë sfidë pas një serie të tmerrshme prej 6 humbjesh radhazi dhe ndaj kurbinasve do të kërkojë suksesin për të lënë pas periudhën negative. Nga ana tjetër, Laçi u mund në shtëpi nga Luftëtari një javë më parë dhe do të kërkojë të përfitojë nga forma e dobët e korçarëve për të synuar fitoren.

Skënderbeu fut fitoren në kasafortë, mbërrin goli i dytë

Skënderbeu praktikisht ka hipotekuar fitoren në përballjen e sotme ndaj Laçit, teksa në këto çaste në Korçë ka mbërritur dhe goli i dytë. Kroati Pervan ka ekzekutuar saktësisht një penallti të fituar nga Krasniqi dhe përpara Selmanit nuk ka gabuar duke dërguar topin në rrjetë.

Laçi barazon, por goli anulohet për pozicion jashtëloje

Laçi është hedhur në sulm për të gjetur barazimin, madje në minutën e 60-të Gjoni e ka dërguar topin në rrjetë pas nëj gjuajtje shumë të bukur me kokë.

Por goli është anuluar për pozicion jashtëloje, pasi në çastin e harkimit të topit nga goditja e dënimit, mbrojtësi i kurbinasve ishte përtej linjës së lojtarëve korçarë.

Krasniqi gëzon korçarët, Skënderbeu në avantazh

Në minutën e 56-të të ndeshjes është çelur dhe rezultati i takimit. Ka qenë Blerim Krasniqi që ka shënuar një gol të bukur, teksa i lirë në zonë godet me kokë në shtyllën e largët të Selmanit, duke e lënë të palëvizur gardianin kurbinas.

Muzaka ka harkuar saktë nga e djathta dhe ish-sulmuesi i Apolonisë nuk ka falur, duke kaluar të zotët e shtëpisë në epërsi.

51786628 318817655409554 1630505551341289472 N
51786628 318817655409554 1630505551341289472 N

Pjesa e parë e sfidës mes Skënderbeut dhe Laçit, ka përfunduar 45 minutat e para të saj, teksa rezultati ka mbetur i pandryshuar 0-0.

Dy janë momentet më pikate të këtij fraksioni loje. Në minutën e 24-rt Gjoni gjuan bukur me të majtën në zhvillimet e një këndoreje, por portieri Dajsinani bën mrekullinë duke ruajtur portën e paprekur.

Nga ana tjetër moment mjaft delikat ka kaluar porta e Selmanit në të 30-ën, kur gjuatjen e fuqishme të kroatit Pervan e ndal vetëm shtylla.

FORMACIONET

Ja si zbresin ekipet në fushën e lojës SKËNDERBEU(4-3-3): Dajsinani; Vangjeli, Sambu, Pëllumbi, Abazi; Taipi, Sibo, Dita, Pervan, Muzaka; Krasniqi Trajner: Orges Shehi

LAÇI(4-3-3): Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Çokaj, Shtubina, Lushkja, Xhixha Trajner: Besnik Prenga

(j.s/BalkanWeb)

 

Burimi: https://www.balkanweb.com/