“Republika e Maqedonisë” hiqet nga Qeveria, pritet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

në kategorine Maqedoni

Shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tashmë janë hequr nga godina e qeverisë me qëllim që të vendosen shkronjat e reja, me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, informon MEDIAL.MK

Këtë mëngjes nuk është vërejtur ndonjë aktivitet për vendosjen e shkronjave të reja.

Sot Greqia duhet të dorëzojë notë verbale përmes së cilës do të informojë Maqedoninë se tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat për mbylljen e çështjes shumë vjeçare për emrin dhe që tash po nis të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës sipas së cilës vendi do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.