REKA: Shqiptarët nuk morën pozicionim strategjik dhe u vonuan!?

në kategorine Maqedoni

SFRJ & JNA, vegjetuan gjatë, në kopshtin e luftës së ftohtë.

Ato u zhdukën, vetëm kur ra perdja e hekurt bipolare, shkruan në profilin e tij në facebook profesori Blerim Reka.

Sipas Rekës me ri-kthimin e luftës se re të ftohtë, diplomacia serbe po ri-pozicionohet si tampon zonë e re, mes lindjes dhe perëndimit, duke maksimalizuar interesimin e SHBA-së dhe të Rusisë.

E vetmja negocion me Brukselin, pa zbatuar sanksionet ndaj Moskës dhe e vetmja synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa u anëtarësuar paraprakisht në NATO.

Shqiptarët nuk shfrytëzuan tri dekadat e kaluara për pozicionim strategjik dhe u vonuan si gjithënjë gjatë kthesave të mëdha historike.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.