REGJISTRIMI 2020: Kuvendi do të vendos për pyetjet

në kategorine Maqedoni

Zgjidhja përfundimtare për atë se cilat pyetje do të përfshihen në Regjistrimin që duhet të realizohet në vitin 2020 do ta sjellë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për Regjistrim 2020, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës duke i hedhur poshtë si spekulime të gjitha pohimet se Regjistrimi i ardhshëm i popullatës do të jetë pa pyetjen për përkatësin etnike janë spekulime.

Në kumtesën e Entit Shtetëror të Statistikës qëndron se në procesin e përpilimit të Regjistrimit të ardhshëm të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2020. Enti Shtetëror i Statistikës vitin e kaluar ka filluar debat të gjerë publik lidhur me zgjidhjet e propozuara për pyetjet që do të përfshihen në Regjistrimin, por edhe për aspektet organizative-teknike të Regjistrimit të ardhshëm.

“Në këto debate Enti, si institucion profesional nga fusha e statistikës  dhe e vetme kompetente për zbatimin e regjistrimit të popullatës, i ka dhënë propozimet e veta mes të cilave edhe propozimin që formulari i regjistrimit të mos e ketë të përfshirë pyetjen për përkatësinë etnike. ky propozim është përfshirë edhe në Propozim-ligjin për Regjistrim, që ishte vendosur në debat publik, ndërsa edhe dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante për vërejtje dhe sugjerime”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.