Pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi, nuk mund të ketë tavolinë bisedimesh

në kategorine Opinione

Të analizosh dhe të komentosh zhvillimet politike te kohëve të fundit në Kosovë duhet tu kthehesh dhe të lexosh me qetësi vendimin  legjetim të popullit shqiptar të Kosovës të datës 17 Shkurt 2008 për shpalljen e shtetit Sovran dhe të pa varur. Këtë ligjërim historik në përputhje me ligjet ndërkombëtare e vulosi  në vitin 2010 edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.Prandaj Kosovën deri tani e kanë njohur si shetet të pavarur 110 vende te botës,me në krye SHBA.

Këto zhvillime të pavarsimit dhe sovranitetit të Kosovës e detyruan Bashkimin Europian  që në vitin 2013 ti kushtëzojë Serbisë antarësimin e saj në BE vetëm mabasi të njofi shtetin e Kosovës.Në këtë kuadër  kanë vazhduar takimet e presidenteve Thaci dhe Vucic   në Bruksel nënë drejtimin e përfaqësueses se lartë të plotikës së jashtme te BE-së Mogerini.Por edhe pse Serbia është fajtore për ato pasoja tragjike që I ka sjellur popullit shqiptar të Kosovës,jo vetëm që nuk kërkon falje atij,por vazhdon të bëjë presione të gjithanëshme politike,diplomatike,ekonomike dhe ushtarake ndaj saj.Populli I Kosovës dhe ne që e mbështesnim atë fuqishëm nga jashtë nuk mund ta harrojmë  konfliktin e armatosur në Kosovë që filloi më 28 Shkurt 1998 me sulmet serbe në  fshtrat : Likoshan dhe Qirez në Drenicë dhe poërfundoi më 11 Qershor 1999.Shifrat dhe faktet flasin për një një luftë barbare,genocidi dhe shfarosëse, e cila solli  humbjene jetes së 15 mije qytetarëve,nga të cilët 2400 trima të ushqtrisë clirimtare të Kosovës,mbi 800 mijë qytetarë u detyruan të braktisin shtëpitë dhe atdheun e tyre,mbi 5 mijë janë të zhdukur  , etj , etj.Këtu nuk është fjala për ti fryrë zjarrit të rindezjes së luftrave e riderdhjes se gajkarave,por fjala është për të vendosur në tavolinën e bisedimeve  me përfaqësuesit e Serbise dhe të Bashkimit Europian barazinë,reciprocitetin dhe të drejtën ndërkombëtare.Eshte e cuditëshme deklarimi I pa pritur I idesë së “korigjimit të kufijëvë “ ose e “shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë” kur qeveria e Kosovës si kundërpërgjigje të agresivitet të pa arsyeshëm të Serbisë vendosi taksën 100 $ të mallarve serbe dhe Bosnje Hercegovinës që futen në territorin sovran të Kosovës, e cila u shoqërua me vendim tjetër strategjik te krijimit të Forcave të Armatosura të shtetit të Kosovës.Pati edhe kundërshtar,por  tani nuk ndihem më të gjallë mbas bërjes realitet të kësaj të drejte dhe pranimi nga SHBA dhe të tjerë.

Por mungesa e transparences për zhvillimet e bisedimeve midis dy kryetarëve të shteteve ne Bruksel e detyroi qeverine kosovare,me ne krye kryeministrin Haradinaj , ti propozojë kuvendit për krijimin dhe ligjerimin e grupit perfaqesues të Kosovës në bisedimet e më tejshme.Ne politiken dhe shtetin e Kosovës tashmë është krijuar një carje  madhe .Përvec presidentin Thaci,pothuajse të gjitha forcat politike dhe qeveritare jane kundër  korigjimit te kufijëve ose shkembimit të territoreve,ashtu si qeveria Haradinaj është për vazhdimin e  taksës 100 % deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë,kur presidenti këmbëngul anullimin e saj.

Nje vezhgues I të gjitha këtyre zhvillimve arrin në përfundimin se Kosova është në një udhëkryq jo pak të rrezikshëm.Dalja nga ky udhëkryq është ulja në një tavolinë e të gjithë përfaqësuesve te shtetit : presidenti,qeveria,kuvendi,gjykata kushtetuese,academia e shkencave ,kryetaret e partive ,insitutet dhe qendrat shkencore jo qeveritare  për të parcaktuar dhe vendosur  per nje qëndrim të vetëm që duhet të mbahet dhe zbatohet.Shteti I Kosovës në këto zhvillime eshte në avantazh ndaj shtetit Serb sepse  autoritetet e Beogradit janë nënë presionin e Bashkimit Europian dhe Amerikes,ndodhet në një krizë politike që demonstruesit në rritje kërkojnë dorëheqjen e presidentit Vucic, ekonomia nuk po siguron njejëtë normale për shumicën e popullsisë,etj. Gjermania në krye të BE-së  vazhdon ta shantazhojë se pa njohur pavarsinë e Kosovës dyert e antarësimit në BE I ka të mbyllura ,si dhe është e para që vazhdon të kundërshtojë ndryshimin e kufijëve.

Para dy ditësh në një takim me median Vucic  pyeti : Unë nuk e di se c farë  kërkojnë nga ne ?!.

Dhe Kosova në një zë ti përgjigjet :Njif zyrtarisht pavarsine dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.Kjo është pika e parë.Me zgjidhjen përfundimtare të kësaj pike hajde të ulemi në tavolinë për të diskutuar dhe trajtuar të gjitha problemet

që kemi.

Pra shteti dhe politika kosovare duhet të kapen tek koka dhe thelbi I cështjes.Ajo duhet ti kushtëzojë Serbisë njofjen zyrtare sa më parë të shtetit të pavarur të Kosovës,nga e cila dotë vinë diskutimet për zbutjen dhe zgjidjen e shumë problemeve qe kanë mbetur pa u diskutuar dhe pa u zgjidhur.

Diskutime për korigjim kufijsh apo shkembim terrotoresh,edhe kur Serbia te njof shtetin Sovran të Kosovës duhet të negociohen vetëm më vendim të kuvendit dhe me kontroll të gjithanshëm,sepse kombi shqiptar,ne very dhe ne jug,ne lindje dhe ne very perendim e jug perendim ka humbur shumë hapsira.Kosova duhet të mësojë nga debatet dhe realitet që po kalon edhe Shqipëria për  kufijte jugor te Detit Jon,kur gjykata kushtetuese hodhi poshte vendimet e marra ne qveri dhe kuvend.Hapsirat territoriuale jane pasuria e shenjte e nje populli dhe mbi to nuk mund te loz askusht.

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.